Sandalet unike pritet të kushtojnë 534 euro

11

Dizajni i ri ka kombinuar sandalet prej gome me taka dhe vjen në një larmi ngjyrash.

Ndërsa aktualisht është e paqartë se sa do të kushtojnë sandalet të cilat do të dalin në treg në vitin 2022, një bashkëpunim i mëparshëm i Balenciaga dhe Crocs doli në shitje me 600 dollarë, kështu që besohet se ato do të shiten me pakicë rreth 650 dollarë.

“Balenciaga Crocs 2.0” u njoftuan më 6 qershor dhe u pritën me reagime të ndryshme – me shumë njerëz në internet të habitur nga pamja e pazakontë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.

“Unë i dua Crocs por një koleksion Balenciaga x Crocs është ajo që NUK na duhet”, tha një komentues.

Ndërsa një tjetër komentoi: “Çfarë nuk është në rregull me njerëzit në Balenciaga? Nuk mund të vendos nëse është një shaka apo thjesht duke u tallur me njerëzit që i blejnë këto”.

Kjo nuk është hera e parë që Balenciaga dhe Crocs bashkëpunojnë.


Burimi