BE: Boris Johnson të zbatojë marrëveshjen e Brexit

13

21:40 10/06/2021
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se sjellja e kryeministrit britanik është mjaft shqetësuese për vendet anëtare të bllokut.
“Është e rëndësishme të zbatojmë atë që kemi vendosur, kjo është një çështje e shtetit të së drejtës,” tha presidenti i KE.
Boris Johnson pritet të zhvillojë një takim tre palësh me Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Cornwall.
Mbretëria e Bashkuar kishte planifikuar të anashkalonte pjesët e marrëveshjes së divorcit të Brexit, duke shkelur ligjin ndërkombëtar.
Von der Leyen ka theksuar se dëshiron që protokolli të funksionojë për të gjithë dhe shtoi se komisioni do të jetë fleksibël për sa i përket një zgjidhje të mundshme.  
Pasi parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian, të gjitha palët thanë se dëshironin të shmangnin problemet me Irlandën.
Ndikimi i Brexit në kufirin irlandez përfshin ndryshime në tregti, dogana, kontrolle emigracioni, ekonomi lokale, shërbime dhe çështje të tjera.
Klan News

Linku i Huazuar