Mbërrin versioni i parë i Android 12 me gjuhë të re dizajni

17

Pas tre versioneve për zhvilluesit, Android 12 ka mbërritur në formën e një versioni publik beta i disponueshëm për tu shkarkuar.

Siç pritej Android 12 përmban një ndryshim vizual madhor. Duke përdorur gjuhën e dizajnit “Material You”, kompania ka ridizajnuar thuajse çdo element i ndërfaqes së Android.

Ku vendosni një sfond në Android 12, çdo element i dizajnit do të përshtate me ngjyrën e tij.

Google ka rimodeluar edhe animacionet dhe përmirësuar menunë e konfigurimeve të shpejta.

Ndërfaqja e re do të jetë e disponueshme për pajisjet Google Pixel.

Por Google e ka bërë Androidin edhe më efikas në të njëjtën kohë. Kompania thotë se Android 12 do të jetë më i shpejtë, përgjigjet më shpejtë dhe menaxhon më mirë përdorimin e resurseve si procesori dhe bateria.

Ndryshime të mëdha po vinë edhe në sigurinë e privatësinë e Android 12 me një hapësirë të dedikuar për të gjitha kërkesat dhe lejet e dhëna nga përdoruesit. /PCWorld Albanian



Huazuar nga