Drpljanin: Të gjitha ndërtesat e paligjshme mund të shemben, me përjashtim të atyre të grupeve të rrezikuara

30

Shteti mund t’i legalizojë ndërtesat e paligjshme vetëm për rastet e rrezikuara të shoqërisë që nuk kanë mundësi dhe mjete për ta kryer legalizimin në kohë, është shprehur Vildan Drpljanin, ekspert juridik nga Komiteti i Helsinkit. Sipas tij, ligji është miratuar, mbi të gjitha, për të mundësuar legalizimin e ndërtesave luksoze. Në paraqitjen e tij në emisionin “200” në Alsat, ai ndër të tjera, është shprehur:


Të fillojmë nga ajo kush ndërton në mënyrë të paligjshme? Dikush që është i sigurt se nuk do të mbajë përgjegjësi për këtë. Shumica e rasteve janë të tilla. Një person i zakonshëm që e di se do të mbajë përgjegjësi para ligjit, sigurisht që nuk do të guxojë të fillojë ndërtim ilegal në këtë mënyrë. Nuk duhet të ketë dyshime se të gjitha ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, pa marrë parasysh nëse është vilë me vlerë të caktuar, me faktin se është ndërtuar në mënyrë të paligjshme, jep bazë që ajo ndërtesë të prishet dhe të gjithë ata që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, e që nuk bëjnë pjesë në këto kategori, ku ekziston konsensus që duhet të mbrohen, si familjet e rrezikuara dhe njerëzit që nuk mund të sigurojnë strehim për veten e tyre, duhet të ndiqen penalisht në përputhje me ligjet që nuk lejojnë ndërtime të paligjshme”, tha Drpljanin .

Burimi