Sulm me armë? Grupi i të rinjve përballen me të shtëna në veri të Kosovës, Vjosa Osmani: Të dënohet autorët e aktit kriminal –

26

Një grup të rinjsh nga “Kosova Mountain Club” janë përballur me të shtëna me armë zjarri në veri të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në Zubin Potok, në një territor malor kur 40 turistët kanë dëgjuar të shtëna me armë shumë afër tyre.

Ata menjëherë janë detyruar të kthehen, ndërkohë që nuk pati asnjë të lënduar.

“Diku rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhur nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëme të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë’’, sqaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

Ndërkohë për këtë rast ka reaguar dhe vetë Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka konsideruar ngjarjen si sulm me armë teksa bën thirrje që të gjenden dhe arrestohen autorët.

”Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë.”- tha Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Huazuar nga