Regjistrohen 14 viktima dhe 135 raste të reja me koronavirus

28

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.993 teste të kryera janë regjistruar 135 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 74 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 298 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.026 raste, prej të cilëve 137.962 janë shëruar, kurse 5.093 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 10.971 raste aktive me virusin korona.

– Advertisements –


Burimi