MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në Konjare, viktima një 27-vjeçar

28

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dalë me informacione shtesë rreth aksidentit të djeshëm në rrugën Shtip-Shkup, respektivisht para fshatit Konjare, ku si pasojë e rrokullisjes së një makine jetë ka ndërruar një 27-vjeçar, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Në lidhje me: Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Shtip-Shkup

“Më 08.05.2021 në ora 16.50 është raportuar se në magjistralen Shkup-Shtip, afër kryqëzimit në Konjare, automjeti “Nissan Navara”, me targa të Shkupit, ka dalë nga rruga. S.O. (27) nga fshati Elovo vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa S.A. (37) nga fshati Koliçan i Poshtëm ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas çka është transferuar në Klinikën `Nënë Tereza`”, njoftojnë nga MPB.

Burimi