Momenti i sulmit me armë në Zubin Potok ndaj bjeshkatarëve të Kosovës

22

Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët për sot kishin planifikuar ecjen në malet e Zubin Potokut, iu ndërpre në gjysmë ky udhëtim pas një sulmi të armatosur.

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre, por për fat të mirë pa pasoja për bjeshkatarët.

Telegrafi ka siguruar një video ku shihen bjeshkatarët derisa po largoheshin nga vendi i sulmit, derisa të shtënat dëgjoheshin në sfond.

Për këtë sulm ndaj bjeshkatarëve ka pasur reagime të shumta nga krerët e institucioneve përgjegjëse.



Huazuar nga