Mjekët shqiptarë nga diaspora kanë kontribuar për ardhjen e vaksinave në Kosovë

43

Sunday, 9 May 2021 – 17:00
albinfo.ch

Ditë më parë është bërë konfirmimi për sjelljen e 95 mijë dozave të vaksinave në Kosovë, që u bë nga presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula Von Der Leyen, kjo është edhe meritë e punës dhe angazhimit të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE).
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, është kryetarja e kësaj Federate të Mjekëve Shqiptarë në Evropë.
Kjo është shoqata e parë e regjistruar në Gjermani, në qytetin Braunschweig dhe e vetmja e cila vepron në nivel evropian.
Në emisonin “Rrëfim Suksesi” Aurora, si kryetare e federatës, tregon për regjistrimin dhe funksionimin e kësaj federate, e cila ka bashkuar mantelbardhët shqiptarë anekënd globit
Federatë kjo, e cila pa asnjë përfitim ka dhënë një kontribut të madh sidomos gjatë periudhës së pandemisë.
Për Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe familjeve të tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Ndryshe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë vazhdon të kontribuojë me qëllimin për ta mbajtur botën të sigurt dhe për t’u shërbyer të gjithë shqiptarëve kudo në Evropë.
 

LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI

Burimi i lajmit