LSI ankimon rezultatin në KQZ: Të rinumërohen votat në Berat, ja qarqet e tjera ku pretendojmë parregullsi –

26

TIRANË

Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të një deklarate, shprehet se ka ankimuar rezultatin zgjedhor në KQZ.

LSI thekson se duhet që të përsëriten votat në Berat. Po ashtu, LSI shton se janë edhe një sërë qarqesh, ku duhet që të rinumërohen votat.

“Në qarkun e Beratit kërkojmë rinumërim të votave. Ka pasur tentativa për të votim të dyfishtë. Siç e dini, në Durrës, LSI ka humbur një mandat për shumë pak vota. Ne kërkojmë domosdoshmërisht rinumërim votash në këtë qark.

Po ashtu, do të ankimojmë rezultatin edhe në një sërë qarqesh të tjera në vend si në Elbasan, Gjirokastër. Do të vazhdojmë me denoncimet, edhe për qarqet e tjera të Shqipërisë”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i LSI-së.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link