Kampionati i femrave/ Mbyllet java e 20-të, Tirana AS fiton derbin e kryeqytetit

22

Java e 20-të e kampionatit të femrave është mbyllur këtë të diel me sfidën Juban Danja – Apolonia.

Kjo javë ka qenë e mbushur me emocione dhe plot garë nga ekipet e femrave.

Korçaret e Skënderbeut udhëtuan të premten drejt Lushnjes, ku triumfuan me rezultatin 1-4.

Myzeqaret kaluan të parat në avantazh, me Muçën, e cila shënoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22-të të takimit. Disa minuta më vonë korçaret barazuan me Potomin. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-1, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, Skënderbeu shpërthen duke shënuar edhe tre gola të tjerë me Potomin sërish, Moravën dhe Milon. Sfida mbyllet me shifrat 1-4, me Lushnjen që vazhdon të renditet në vend të parafundit, ndërsa Skënderbeu në vendin e 10-të me 12 pikë.

Nuk ka surpriza në ndeshjen Bilisht Sport – Tirana. Kryeqytetaset fituan me rezultatin e thellë 0-8, ku spikat tripleta e Goros dhe dopieta e Bushit. Qose, Kostaj dhe Aliaj shënuan nga një gol personal për ekipin e Tiranës, që vijon të renditet e treta, në ndjekje të Apolonisë.

Në derbin e kryeqytetit, Tirana AS ka fituar ndaj Kinostudios me rezultatin 4-2. Kryeqytetaset realizuan një ndeshje mjaft emocionuese, me shumë raste të krijuara për gol nga të dyja ekipet. Tirana AS kaloi e para në avantazh me golashënuesen e përhershme, Gouffran në minutën e 19-të të takimit. Pjesa e parë u mbyll në favor të Tirana AS. Me fillimin e pjesës së dytë të lojës, Gouffran shënon golin e dytë personal dhe për Tiranën. Kinostudio kundërpërgjigjet shumë shpejt, me Cyme Lulaj që shënon dhe ngushton rezultatin në minutën e 54-t, ndërsa një minutë më vonë, Sidorela Xhabafti shënon golin e dytë për Kinostudion duke barazuar rezultatin. Valentina Troka mendon për Tirana AS, duke i kaluar sërish në avantazh në minutën e 60-të, ndërsa në minutën e 83-të, shënon edhe golin e katërt për ekipin e Tirana AS, të cilat pas kësaj fitoreje renditen në vendin e katërt në kampionat, ndërsa Kinostudio në vendin e shtatë me 31 pikë.

Vllaznia vijon serinë e fitoreve, duke qenë ekipi i vetëm që renditet me pikë të plota pas 20 javëve kampionat. Në derbin shkodran ndaj AAS, vajzat e Vllaznisë fituan me rezultatin 0-9, me tripletat e Doçit dhe Borcit si dhe golat e Muratit, Alijaj dhe Franjës.

Partizani ka fituar në shtëpi në sfidën e kësaj jave ndaj Teutës. 6 gola shënuan të kuqet në këtë ndeshje, ku arritën ta mbyllën lojën në pjesën e parë. Spikatën dopietat e Kokës dhe Nuhut, ndërsa shënuan edhe Mile dhe Saliaj. Partizani kalon sërish në vendin e gjashtë në renditje, ndërsa Teuta gjendet në vendin e tetë, me 18 pikë.

Apolonia ka marrë tre pikë këtë të diel në një transfertë jo shumë të lehtë në Shkodër ndaj Juban Danjës. Pjesa e parë e lojës u mbyll në barazim, me fieraket që kaluan të parat në avantazh, ndërsa Caka barazoi shifrat për shkodranet. Në pjesën e dytë të lojës u shënuan edhe tre gola të tjerë, me Gashin që kaloi sërish në avantazh Apoloninë në minutën e 50-të. Jaku barazoi shifrat për Juban Danjën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 78-të. Pak minuta para fundit, fieraket shënojnë edhe golin e tretë, me Kastratin që i jep edhe fitoren Apolonisë në këtë transfertë të vështirë.

Rezultatet e javës së 20-të:

Lushnja – Skënderbeu 1-4

Bilisht Sport – Tirana 0-8

Tirana AS – Kinostudio 4-2

AAS – Vllaznia 0-9

Partizani – Teuta 6-0

Juban Danja – Apolonia 2-3

 

Renditja pas javës së 20-të:

Vllaznia 60

Apolonia 50

Tirana 46

Tirana AS 41

Juban Danja 40

Partizani 31

Kinostudio 30

Teuta 18

AAS 15

Skëndërbeu 12

Lushnja 4

Bilisht Sport 1



Huazuar nga