FOTO/ Tragjedia me helmimin nga kërpudhat, i jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Haliti, varrosen në Gjilan –

14

KOSOVA

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme në Gjilan të Kosovës. Anëtarët e familjes Haliti u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit dhe si pasojë ndërruan jetë.

Mediat kosovare raportojnë se një ceremoni mortore është zhvilluar në Gjilan, nga ishte dhe familja Haliti.

Ata kishin mbledhur kërpudhat në pyll dhe i kishin konsumuar, teksa më pas pasi ndjenë shqetësime u paraqitën në qendrën shëndetësore të Manzës. Më pas, gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua më tej dhe thirrën ambulancën.

Të tre nuk ia dolën, teksa familjarët e tyre pas vdekjes kanë hedhur akuza për neglizhencë nga mjekët në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Huazuar nga