Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore

28

18:55 09/05/2021
Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore, pas 9 vitesh mungesë. Në javën e parafundit të Kategorisë së Parë, blutë arritën të triumfonin në përballjen ndaj Vorës me rezultatin 2-0, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Golat e fitores për skuadrën kryeqytetase, i realizoi sulmuesi Mustafa Xhixhua në minutat 12 dhe 88-të.
Dinamo është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Me 18 kampionate e 15 kupa të fituara klubi Dinamos së bashku me dy kryeqytetaset e tjera Tiranën e Partizanin janë skuadrat me më shumë trofe në futbollin shqiptar.
Klan News

Huazuar nga