PSD reagon pas arrestimit të pesë anëtarëve gjatë aksionit te Qeveria

20

Partia Socialdemokrate ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka arrestuar pesë anëtarë të kësaj partie gjatë një aktiviteti para Qeverisë.

PSD thotë se “dje pushteti kaloi nismën për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë elektrike për veriun e Kosovës”.

“Një padrejtësi e proklamuar qysh moti po miratohet në dy qeverisjet e Kurtit ani pse vet e kanë deklaruar si të padrejtë. Me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës. Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Më tej, PSD thotë se “një historik i gjatë rezistence ndaj pushteteve të kompromisit, një kulturë e tërë qëndrese dhe proteste, e shtypur nga dhuna policore, ndaj kësaj Lëvizjeje po përsëritet nga pushteti i po kësaj Lëvizjeje, tash”.

“Një Lëvizje që u ngrit me protestë dje, shtyp rezistencën SOT. Fund i palavdishëm, apo lavdi Lëvizjes VETËVENDOSJE”. /Telegrafi/



Huazuar nga