PSD me aksion në shesh – arrestohen Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe dy anëtarë tjerë

20

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aktivitetin që ishin duke mbajtur anëtarët e Partisë Socialdemokrate në sheshin Skënderbeu, ku kishin filluar të hedhin ngjyrë në drejtim të objektit të Qeverisë.

Policët kanë përdorur edhe sprej lotësjellës ndaj aktivistëve të PSD të cilët në ndërtesën e qeverisë kanë shkruar “Gjakderdhje financiare” dhe të njëjtën e kanë goditur me ngjyrë të kuqe.

Në këtë përleshje ishte edhe kryetari i PSD-së, Darda Molliqaj.

Në mesin e të arrestuarve janë Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Frashër Krasniqi. /Telegrafi/



Huazuar nga