Kuvendi rrëzoi 10 dekretet e Metës/ Këshilltari Ligjor i Presidentit: Dëgjuam retorikë politike dhe gjuhë përbaltëse. Ligjet përkatëse të reformës, me shkelje –

17

Këshilltari për Çështjet Ligjore në Presidencë, Bledar Dervishaj, ka dalë sot me një deklaratë për mediat pasi Kuvendi rrëzoi 10 dekretet e Presidentit Ilir Meta për reformën në drejtësi.

Dervisha tha seKuvendi nuk e argumentoi vendimin e tij për rrëzimin e dekreteve në baza ligjore, por sipas tij u pa një “retorikë politike dhe gjuhë përbaltëse”.

“Sot fatkeqësisht dëshmuam si seanca e plenare e Kuvendit që po i përfundon mandati rrëzoi 10 dekrete të Presidentit që rikthyen 10 ligje që prekin themelin e reformës në sistemin e drejtësisë.
Ndërkohë që prisnim të dëgjonim në diskutime përpjekje për të argumentuar ligjërisht, dëgjuam retorikë politike fjalë boshe pa asnjë vlerë për shoqërinë, gjuhë përbaltëse e aspak të denjë për një shtet të së drejtës.
10 ligje Kuvendi arrin t’i shqyrtojë brenda një ditë, këtë ritëm do e kishte zili cdo vend evropian për deputetët e tij.
Kuvendi në një ditë, më 23 mars të këtij viti miratoi 10 ligje të hartuara nga qeveria që ndryshojnë rrënjësisht reformën e që u kthen në muajin prill me dekrete nga Presidenti, ndërkohë që u ndryshuan brenda një dite, janë hartuar miratuar e konsultuar pas një analize 2 vjeçare të gjithë sistemit të drejtësisë në vitet 2015-2017.
Reforma në drejtësisë në këto vite iu besua një grupi ekspertësh të nivelit të lattë e iu hoq qeverisë e drejta për të ndërhyrë. Roli i Kuvendit në këto vite ishte rol certifikues i produktit të ekspertëve të nivelit të lartë të huaj e vendas pa pasur të drejtën qeveria për të ndërhyrë në thelbin e tyre”, deklaroi Dervishaj.

Mazhoranca nuk është mjaftuar vetëm me ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Në seancën e së premtes, u rrëzuan edhe dekretet e kreut të shtetit, i cili kishte kthyer për rishtyqrtim në Kuvend ndryshimet në 9 ligje të paktës së reformës në drejtësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link