Covid-19, 883 pacientë me po trajtohen në repartet infektive

25

Numri i përgjithshëm i pacientëve me Kovid 19 dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 të cilët trajtohen në repartet infektive të kryeqytetit dhe spitaleve të tjera në të gjithë vendin është 883 dhe ka rreth 847 shtretër të lirë në Kovid Qendrat, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

– Advertisements –

Në 24 orët e kaluara, 34 pacientë u shtruan në spital në Kovid Qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 384 persona të dyshuar ose të konfirmuar ndaj Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Në qendrat e kovidit në spitalet e qyteteve të tjera gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar se po mjekohen gjithsej 499 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus.

Burimi