Shajnoski: Sigurime udhëtimi edhe për pasojat e Covid-19

32

Kompanitë e sigurimeve në treg ofrojnë pako sigurimesh që mbulojnë kostot e trajtimit të Covid-19, tha kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Krste Shajnoski. Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Shajnoski tha se që nga shpërthimi i pandemisë, sektori i sigurimeve ka shënuar një rënie drastike të shitjeve të policave të sigurimeve të udhëtimit.


Me paraqitjen e Kovidit, vetë kompanitë kanë parë interes në zgjerimin e paketës së sigurimeve të udhëtimit me një komponent specifik shëndetësor, kështu që tani në treg mund të gjendet sigurimi i udhëtimit që mbulon trajtimin dhe pasojat e kovid19, që e kishin zbuluar si interesi i të siguruarve dhe vetë kompanitë do  duhet t’i promovojnë këto produkte “, tha Shajnoski.

Burimi