Edshtadler: Çështjet bilaterale mes vendeve nuk duhet të pengojnë euro-integrimet

8

Austria përsëriti ofertën për ndërmjetësim në negociatat mes Shkupit dhe Sofjes. Ministrja për Evropë dhe Kushtetutë të Austrisë tha se asnjë çështjet bilaterale mes vendeve nuk duhet të pengojnë euro-integrimet.

– Advertisements –

“Më në fund të bëhet ky hap dhe besimi ndaj BE-së në rajon të rikthehet dhe të fillohet me negociatat e anëtarësimit. Ne duhet këtë ta shohim si tërësi dhe shoh rrezik të madh nëse për shkak të konflikteve bilaterale, diskurset ose çështjet e pazgjidhura nga historia, të bëhet gabim i madh dhe të mos fillohen negociatat”, tha Karolinë Edshtadler, Ministre për Evropë dhe Kushtetutë e Republikës së Austrisë.

Zv/kryeministri Nikolla Dimitrov tha nuk heqin dorë nga optimizmi për fillimin e negociatave me BE-në gjatë këtij vitit.

“Mendoj se investimi është shumë i madh dhe nuk kemi të drejtë të heqim dorë para kohe. Do të bëjmë gjithçka mundemi dhe mendoj se edhe shumë vende anëtare ndjejnë dhe e kuptojnë se është koha e fundit që këtë vit të ketë lëvizje serioze për më mirë për idenë evropiane në rajonin tonë. Është shumë e vështirë që kjo të besohet, nëse rasti i Maqedonisë nuk shpërblehet me një konferencë ndërqeveritare”, deklaroi Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Burimi