Salianji takime falenderuese me demokratët në Korçë: Sakrifica juaj theu bastione të majta dhe riktheu zonat e PD, beteja vazhdon –

9

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, është rikthyer në takime me qytetarët pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Salianji po takohet me çdo strukturë mbështetëse në zonat që ka mbuluar gjatë fushatës dhe ka kërkuar që beteja politike të vazhdojë.

“Është pak të thuash faleminderit për gjithë sakrificën dhe angazhimin tuaj në fushatë. Besimi dhe trokitja derë më derë. solli një rezultat fantastik në Korçë me fitore ne disa zona dhe rikuperim në disa tê tjera. Fatkeqësisht diferenca dhe përmbysja vendimtare u cënua : Vota u shit, qytetarët u intimiduan dhe pushteti përdori çdo mekanizëm për të mos lejuar që vullneti juaj të lexohej drejtë”, tha Salianji.

“Rikuperimi i madh por dhe rokthimi i fitores në lagjet 6,7,8,17, Voskop, Dvoran etj janë ogur dhe simboli i ndryshimit. Prandaj ju kërkoj të ruajmë të njëjtin nivel angazhimi dhe të jetësojmë shumë shpejt ndryshimin që punuam deri në 25 prill, projekt i cili nuk ka mbaruar”, theksoi deputeti i PD.

Njē javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Salianji ka nisur një tur takimesh falenderuese me demokratët dhe qytetarët e Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link