Pisonero: Mbi 650 mijë vaksina do të shpërndahen në Ballkan, 199 mijë në Maqedoninë e Veriut

13

Komisionerja e BE-së për zgjerim, Anna Pisonero theksoi se shpërndarja e vaksinave në Ballkanin Perëndimor nga ana e  BE-së është provë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian, transmeton Alsat. Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp në Bruksel, Pisonero theksoi se shpërndarja e vaksinave të para në Ballkanin Perëndimor nga BE me ndihmën e Austrisë, të cilat fillojnë të mbërrijnë në rajon sot, është mbështetje e qartë nga BE, së bashku me ndihmën financiare të 3.3 miliardë eurove për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

– Advertisements –

“Mbi 650 mijë vaksina do të shpërndahen në të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 199 mijë në Maqedoninë e Veriut. Shpërndarja e vaksinave bëhet në përputhje me nevojat e secilit vend, dhe dozat janë të destinuara për profesionistët shëndetësorë dhe grupet më të prekshme”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian.

“Ky është një mesazh i qartë se ne kujdesemi për rajonin dhe se e ardhmja e këtyre vendeve qëndron në Bashkimin Evropian”, tha Pisonero.

Burimi