Një tjetër kriptomonedhë sfidon Bitcoin, i rritet vlera në shifra rekord

8

08:20 04/05/2021
Ethereum është një tjetër kriptomonedhë apo monedhë virtuale, rival i Bitcoin. Vlera e Ethereum ka arritur në 3 mijë Dollarë, 4-fish më e madhe në krahasim me vitin e kaluar.
Investitorët thonë se kjo monedhë virtuale do të rritet akoma më shumë dhe do të jetë një ndër kriptomonedhat kryesore në sistemin financiar.
Aktualisht Ethereum është shndërruar në monedhën e dytë virtuale më të fuqishme, duke u renditur pas Bitcoin, vlera e së cilës është rreth 60 mijë Dollarë.
Një analist ka thënë për The Sun se Ethereum mund të kapë shifrën e 5 mijë Dollarëve brenda një kohe shumë të shkurtër.
Vlera e kësaj kriptomonedhe është rritur me më shumë se 1300 përqind në më pak se 1 vit, dhe aktualisht po tejkalon Bitcoinin sa i përket rritjes së përqindjes. /tvklan.al

Linku i Huazuar