Një nga zonat më të piktoreske të Veriut, pirgu me mbeturina në Shkopet vijon të rritet –

9

Kjo zonë e luginës së Shkopetit në afërsi të tunelit të madh është kthyer prej vitesh në pritës mbeturinash.

Siç shihet nga pamjet, mbeturinat plastike janë hedhur aty me shumicë e dallohet qartë që janë hedhur nga biznese, ose ndonjë makinë në lëvizje i ka shkaktuar në këtë zonë.

Ndonëse kjo situatë shqtësuese është ngritur disa herë nga udhëtarët apo vizitorët, ende nuk ka asnjë masë të marrë nga pushteti vendor i Kurbinit, pasi ndodhet pak metra larg ku më parë ka qenë vendosur tabela ndarrëse territoriale mes Matit e Kurbinit.

Mbeturinat në këtë zonë piktoreske janë në kontrast të madh me natyrën e bukur, pemët shumëngjyrëshe dhe liqenin që kalon përmes luginës.

Apeli shkon për bizneset që operojnë në këtë zonë, të mbajnë sa më pastër mjedisin dhe të denoncojnë pranë organeve kompetente të gjithë ata që e ndotin. Lugina e Shkopetit ofron një panoramë mahnitëse sidomos në këtë stinë e nisur nga kjo, të gjithë duhet të kujdesemi për të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link