Nesimi padit shtetin: Lustrimi ndaj meje, me motiv politik

8

Ish gazetari dhe ish ambasadori i Maqedonisë në Kroaci, Mahi Nesimi ka ngritur sot padi në Gjykatën Civile mbi bazën e dëmtimit nga procesi i lustrimit i zhvilluar vite më parë. Dëmin ndaj tij dhe familjes Nesimi e bazon në vendimin e fundit të Gjykatës Administrative e cila e shpalli atë të pafajshëm. Procesi gjyqësor sipas Nesimit kishte dëshmuar se lustrimi ndaj tij ishte bërë me prapavijë politike.

– Advertisements –


Në bazë të vendimit gjyqësor jam i dëmtuar. Komisioni qëllimisht, në mënyrë jo të drejtë dhe jo ligjore e ka bërë veprimin e tyre. Tani e padis shtetin sepse dëmi ndaj meje është vërtetuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor”, tha Mahi Nesimi, ish ambasador.

Burimi