Lakers rikthehet te fitorja në NBA

10

14:40 04/05/2021
Utah Jazz dominon në Perëndim, Philadelphia ruan kreun në Lindje
Pas tre humbjesh radhazi, ekipi i Los Angeles Lakers është rikthyer tek fitorja, pasi mposhti 93-89 Denver Nuggets. Për miqtë u dallua Jokic me 32 pikë, por që nuk mjaftuan, ndërsa për Lakers më i miri ishte Davis me 25 pikë, ndërkohë që LeBron James nuk u aktivizua.
Megjithatë në Perëndim vijon dominimin ekipi i Utah Jazz, që likujdoi 110-99 San Antonio Spurs. Bogdanovic realizoi 25 pikë, mbështetur edhe nga Gobert me 24 pikë e 15 rebound. Jazz do të përpiqet në 5 ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt për të mbajtur kreun.
Në Lindje, Philadelphia mbron kreun pas fitores 106-94 ndaj Chicago Bulls. Të gjithë titullarët e Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, me Harris autor i 21 pikëve.
Fiton edhe ekipi i Golden State, që mundi 123-108 New Orleans Pelicans dhe mbetet në garë për një vend në play off. Ndeshje magjike e Curry, autor i 41 pikëve, ndërsa Green realizoi një “triple double”, 10 pikë, 13 rebound, 15 asist.
Klan News

Huazuar nga