Konfiskohen 20 kilogramë marijuhanë në Dibër

8

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka zbuluar dhe konfiskuar në Dibër katër thasë me marijuhanë.

“Mbrëmë zyrtarët policorë, sektori për tregti të paligjshme të drogës në dalje të Dibrës në një objekt të vjetër në afërsi të stadiumit të qytetit, ka gjetur katër thasë me marijuhanë, gjithsejtë 29 kilogram”, njoftoi Stefan Dimovski nga Sektori për Punë të Brendshme-Ohër.

Sipas Dimovskit droga është dorëzuar për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Burimi