Joe Biden rrit numrin e refugjatëve

10

11:28 04/05/2021
Vendimi erdhi pas kritikave nga agjencitë e azilkërkuesve dhe disa anëtare nga partia
Presidenti Joe Biden ka katërfishuar numrin vjetor të refugjatëve të SHBA-së, disa javë pasi u përball me kritika pasi ai fillimisht vendosi të qëndrojë pranë figurës së epokës Trump.
Presidenti demokrat po rrit kufirin nga 15,000 në 62,500 pas zemërimit nga agjencitë e refugjatëve. Shifra e re prej 62,500 fshin numrin historikisht të ulët të vendosur nga ish presidenti Trump.
Në një deklaratë nga Virxhinia Joe Biden u shpreh se ky vendim është shumë i rëndësishëm për të hequr çdo dyshim në mendjet e refugjatëve në të gjithë botën që kanë vuajtur kaq shumë dhe që mezi presin të fillojnë jetën e tyre të re. Ai deklaroi gjithashtu se kufiri i vendosur nga Trumpi nuk pasqyroi vlerat e Amerikës si një komb që mirëpret dhe mbështet refugjatët.
Vendimi i mëparshëm për t’a mbajtur numrin e azilkërkuesve aq sa ishte ne administratën e Trump  u bë për shkak të shqetësimeve humanitare dhe se kjo ishte në interesin kombëtar.Urdhri gjithashtu i hap rrugën presidentit Biden për të rritur kufirin në 125,000 refugjatë për vitin 2022 që fillon në tetor.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë hoqi kufizimet në zhvendosjet nga Somalia, Siria dhe Jemeni dhe siguroi më shumë hapësira për ardhjet nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika Qendrore.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha agjencisë së lajmeve Reuters vendimi i Presidentit Biden është i mirë për Amerikën dhe i mirë për refugjatët. Vendimi është përshëndetur nga grupet e refugjatëve, përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.  Që nga 1 tetori i kaluar, pak më shumë se 2,000 refugjatë janë pranuar në Shtetet e Bashkuara.
Klan News

Linku i Huazuar