Imunizimi i qytetarëve ka nisur edhe në pikën rajonale të vaksinimit në Tetovë

14

“Nga dita e sotme, këtu në Tetovë në pikën rajonale të vaksinimit masiv, ka filluar vaksinimi i të moshuarve fillimisht e më pastaj edhe të grupmoshave tjera. Ditën e sotme, duhet të vaksinohen rreth 1500 persona ndërsa gjithsej për vaksinim me vaksinën Sinofarm, të Kinës, janë paraqitur mbi 11 000 persona. Deri në këto momente ka shkuar gjithçka në rregull. Të vaksinuarit ndjehen mirë”.

– Advertisements –


“Mirë jam mirë. Mirë kalova me vaksinën dhimbje nuk pata shumë. Duhet ta marrim, ja dhe unë nxora teshat mora vaksinën, më pyetën a ke dhimbje i thash jo mirë jam”, u shpreh Rami Mislimi 87 vjeç.

“E mora vaksinën, nuk pata problem aspak, mirë jam. Duhet ta marrin gjithë, andaj erdha ta marr dhe unë”, tha Qemal Shaini 86 vjeç.

Për Tetovën janë ndarë gjithsej 4200 vaksina, por furnizime do të ketë brenda javës thotë motra kryesore e vaksinimit.

Për sot janë planifikuar diku 1500 pacientë të vaksinohen, ndërsa doza e dytë duhet të merret pas 21 deri në 28 ditë. Sot vazhdohet me gjitha grupmoshat që janë paraqitur në linkun për vaksinim dhe që i kanë terminët nga sot. Tani është fillimi dhe çdo gjë shkon në rregull dhe besoj edhe brenda ditës do shkojë ashtu – deklaroi Kujtime Ibraimi, infermiere.

Në këtë pikë rajonale të vaksinimit, do të vaksinohen banorë të qytetit të Tetovës dhe të Gostivarit.

Bashkim Sulejmani

Burimi