“Hapni kutitë”! Presidenca i përgjigjet Ballës: Zero vëmendje ndaj Kuvendit, rinumëroni me transparencë çdo votë! –

6

Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sulmoi sot nga foltorja e Kuvendit LSI dhe Presidentin Ilir Meta, teksa tha se nisma për shkarkimin e këtij të fundit nuk është tentativë për të kapur institucionin e Kreut të Shtetit, por për të zgjedhur një President mbi palët për rrugën europiane të Shqipërisë.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, shkruan në “Facebook” se vëmendja ndaj Parlamentit me zero opozitë është zero, ndërsa bën thirrje që të hapen kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj. 🇦🇱”, shkruan Blushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link