Gruaja lind në avion, derisa po shkonte në pushime

10

Lavinia Mounga po fluturonte nga Salt Lake City në Honolulu për pushime, kur lindi në avion djalin e saj, të cilin e pagëzoi me emrin Raymond.

Fëmija erdhi në jetë më herët kur Lavinia ishte në javën e 29- të të shtatzënisë.

Për fat të mirë, një mjek nga Hawaii dhe tre infermierë të njësisë së kujdesit intensiv nga Spitali i Qytetit të Kansasit Verior ishin gjithashtu në bordin e fluturimit gati shtatë orësh.

“Ne ishim rreth gjysmës së fluturimit dhe dëgjuam dikë që thërriste për ndihmë mjekësore”, tha në një njoftim infermierja e NICU e Spitalit të Qytetit të Kansasit, Nani Lani Bamfield.

Bamfield dhe infermierët e tjerë u kujdesën për Mounga dhe Raymond për tre orë derisa avioni të ulej në Honolulu. Ata më pas u transportuan në Qendrën Mjekësore Kapiolani për Gratë dhe Fëmijët në Honolulu.

“Gjëja më e mirë për këtë ishte puna ekipore. Të gjithë ndihmuan ” – tha mjeku i mjekësisë familjare në Haëaii Dr. Dale Glenn.

Ai përshkroi se sa sfiduese ishte të kujdesesh për të dy pacientët në një hapësirë kaq të vogël e të mbyllur si aeroplani. Ata gjithashtu duhej të improvizonin mjete, duke përdorur lidhëset e këpucëve për të lidhur dhe prerë kordonin e kërthizës dhe një Apple Ëatch për të monitoruar rrahjet e zemrës së foshnjës.

Glenn dhe ekipi i infermierëve vizituan me Mounga dhe Raymond në spital dy ditë pas lindjes së befasishme.

 

 


Burimi