Gjenden mbetje mortore në Klinë

12

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Pogragjë të Klinës janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohet se janë të njeriut.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 10:15, transmeton Telegrafi.

“Nga një qytetar është raportuar se kishte disa mbetje mortore të cilat dyshohet se janë të njeriut. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti për krime lufte të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori”, vijon njoftimi i Policisë. /Telegrafi/



Huazuar nga