Familja Glazer: Manchester United nuk është në shitje

9

20:43 04/05/2021
Manchester United nuk është në shitje. Ky është verdikti i dalë nga familja Glazer, pronare e klubit historik anglez.  Protestat e tifozëve nuk kanë lëkundur aspak pozitat e presidencën së ‘djajve të kuq’, të cilët janë gati për të udhëhequr edhe për disa vite klubin me bazë në Manchester.Përfshirja e pronarit në propozimet për një Superligë Evropiane ka rritur edhe një herë zemërimin e tifozëve, të cilët janë gati për të larguar pronarët amerikanë nga presidenca. Familja Glazer gjithashtu ka marrë një letër të hapur nga mbështetësit e Manchester United, me grupin e tifozëve që kanë edhe një listë të gjatë me kërkesa për presidencën. Ndër pikat kyçe është ai i baraspeshimit të pushtetit mes presidencës dhe tifozëve.
Sipas asaj që raporton tabloidi “The Guardian”, Familja Glazers nuk është e interesuar të shesin klubin dhe e vlerësojnë atë më shumë se shtatë miliardë euro. Vlera reale e klubit sillet rreth tre miliardë euro, pasi vlera e tyre ka rënë në treg dhe ka të interesuar nga Arabia Suadite.
Protestat e organizuara të dielën bënë që të anulohej takimi i United me Liverpoolin në Old Trafford. Vetëm një triumf në Europa League mund të shpëtojë Familjen Glazers.
Klan News

Huazuar nga