“Dora jonë do jetë e shtrirë”, Rama fton sërish Bashën: Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë, ne do merremi me ngjitjen e Shqipërisë –

8

Kryeministri Edi Rama ripërsërish sërish ftesën për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas deklaratave të tij të fundit se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link