Basha thërret ne seli deputetët e rinj/ PD do ngrejë grup pune për shkeljet gjatë zgjedhjeve: U tjetërsua vullneti i qytetarëve –

8

TIRANË

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu deputetët e rinj që dolën fitues nga zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Osman Stafa raporton për “Balkanweb” se PD do të ngrejë një grup pune, për evidentuar shkeljet gjatë zgjedhjeve.

Kjo sepse PD konteston rezultatin e zgjedhjeve. Partia Demokratike pretendon se ka prova të rëndësishme se PS ka ndërhyrë në zgjedhje.

“Disa prova janë publikuar, si lejet e legalizimit që janë dhënë në zgjedhje apo të tjera favore, që kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve. PD pretendon se vullneti i qytetarëve është tjetërsuar. Këto rrugë do të ndjekë PD, për të deligjitimuar zgjedhjet e 25 prillit. Basha ka përmendur me emra kandidatë për deputetë, duke thënë se kanë blerë votat dhe nuk i morën nga populli në mënyrë të lirë. Ka pasur edhe zëra në PD që kanë uruar Ramën për fitoren, duke thënë se duhet të njihet rezultati zgjedhor.”, raportoi gazetari Stafa.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link