Akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish kreut të KSHZ-së

17

Pas zbatimit të një hetimi gjithëpërfshirës, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti një akuzë kundër ish kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) O.D., tre punonjësve të KSHZ-së dhe një menaxheri të një operatori ekonomik. Të pandehurit akuzohen për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 i Kodit Penal. Sipas Akuzës vepra penale është kryer gjatë dy prokurimeve publike gjatë të cilave të akuzuarit kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për 1 312 409.00 MKD.

– Advertisements –


Burimi