A është ftesa për PD e hapur edhe për bashkëqeverisje? Taulant Balla: Rama i ka dërguar një letër të bardhë Bashës, i thotë shkruaj çfarë do dhe… –

17

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, u pyet nëse është e hapur ftesa e PD-së për bashkëqeverisje.

Balla zbuloi se Rama i ka dërguar një letër të bardhë Bashës, ku i thotë se çfarë do e se së bashku do ulen në tavolinë, që të negociojnë.

“Mandati ynë i tretë do jetë ndryshe në qasje dhe në atë që duam të bëjmë për Shqipërinë. Kaluam një fushatë të fortë, fushata ishte më e vështira që kam kaluar. Ajo që na duhet është që Meta të mos jetë president, sepse kjo i shërben vendit. Ne jemi PS dhe jemi në mandat të tretë, sepse kemi çuar përpara reforma, edhe kur kemi vënë në rrezik shumicën tonë parlamentare. Ne nuk heqim Metën që të çojmë përfaqësuesin tonë në Presidencë. Rama i ka çuar një letër të bardhë Bashës, ku i thotë shkruaj çfarë do dhe bujrum të ulemi në tavolinë ta negociojmë.”, tha Balla.

Taulant Balla nënvizoi se PS nuk bën pazar kurrë me Metën dhe se Partia Socialiste ka bërë gjithmonë më të mirën për Shqipërinë.

“Legjitimi i parlamentit është bërë nga OSBE. Kështu, që nuk ka përse të vihet në diskutim, aspak. Deputetët e PS do e mbështesin iniciativën për shkarkim, sepse e kuptojnë se Shqipëria nuk meriton të ketë president një person si Ilir Meta. E njeh apo nuk e njeh Meta rezultatin e zgjedhjeve, është gjëja e fundit që ka vlerë sot. Ajo që ka vlerë është kur një qytetar shkel ligjin, dënohet. Meta ka shkelur Kushtetutën. Meta po nxin imazhin e Shqipërisë. Ka bërë takime me lloj-lloj mërhumi me histori kriminale ose jo, e nuk mund të vijojë të jetë kryetar shteti. Ne nuk bëjmë asnjë pazar me Ilir Metën. PS kurrë nuk i ka bërë dëm Shqipërisë. Heshtja jonë përballë shkeljeve të Metës do të na bënte pjesë të fajit”, vlerësoi Balla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link