Zërat kundër Bashës/ Zheji: Dorëheqja e tij shkon në favor të Ramës. Lubonja: Edhe ata që flasin nuk kanë projekt, kemi nevojë për demokraci në atë parti –

14

TIRANË

Situata pas zgjedhore ishte në fokus të debatit në ‘Pikat mbi i” në News24. Duke komentuar situatën në PD pas rezultatit të 25 prillit, si edhe zërat kundër kreut të saj, Lulzim Basha, analisti Artur Zheji është i mendimit se largimi i tij tani i shërben vetëm Edi Ramës.

“Nëse jep dorëheqje do të thotë që zgjedhjet u zhvilluan në ambjent normal. Pra dorëheqja e tij shkon në favor të Ramës. Kur dëgjova nga miqtë e mi që zgjedhjet ishin të qeta, pata një rrëqethje të lehtë. Nëse bie theksi mbi problematikën e madhe të këtyre zgjedhjeve

Nëse zgjedhjet kanë qenë të parregullta dhe e kemi një precedentë, na e krijoi Rama, ‘hap kutitë ose largohu’ pra të hapen kutitë për votat e pavlefshme, të ndiqen verifikimet në KQZ dhe pastaj hapja tani e kërkesa për Bashën, janë pluse që i shkojnë kryeministrit. Unë nuk jam si një avokat që në 2011 tha edhe mijëra kufoma të jenë për demokracinë nuk janë shumë. Unë them cdo jetë njeriu që sakrifikohet për politikë, është shumë e kushtetueshme. Raportin mbi dorëheqjen e Bashës do e ndërtojmë mbi legalitetin ose jo të zgjedhjeve. Kjo nuk përjashton detyrimin që të vijnë zgjedhjet natyrshëm në PD, pa garantizmin e doktorit. Në korrik ka zgjedhje normale në PD, për kryetar.

Ata duhet të kërkojnë zgjedhje të lira brenda PD, dhe të mos fshihen pas gishtit. S’mund të dal unë si snajper e të them e kam me procesin. Por të thuash që ai dështoi, këtë nuk e tres dot.” u shpreh Zheji.

Ndërkohë për analistin fatos Lubonja, edhe ata që kërkojnë largimin e kryedemokratit, nuk ka një projekt për drejtimin e partisë. Lubonja thekson se kemi nevojë për demokraci në atë  parti, për një debat të hapur.

Këtu fjala kyce e debatit është fjala ‘projekt’; A ka basha përgjegjësi për këtë humbje. Ka një projekt për t’i marrë pushtetin regjimit, dhe një projekt për të marrë vota në popull.

Këta që flasin, e kam thënë edhe më parë, nuk e kam parë psh. Bujar Nishani apo një grup, ajo që më ka shqetësuar mua është që kjo parti,nuk pati as 10 vetë të thoshte, t’i the do dalim në cadër, hymë, tani na thua do dalim ne nuk dalim. Dmth ne jemi grupi që besojmë se ky regjim rrëzohet me rezistencë.

Por e kam bërë shpesh pyejtjen ore zotëri si do e mbrosh ti votën? Ai besonte se kishte inspiruar popullin për ta rrëzuar, atë nuk e ka krijuar dot. Por unë mendoj se me zgjedhje të lira mund të bënte rotacionin. Ndaj them ka të drejtë Zheji, të presim një herë. Tragjedia jonë është që këta njerëz, ne na trajtojnë sikur jemi popull primitiv, kemi përgjegjësinë tonë, por s’mund të lejosh padrejtësi të tilla për një stabilitet. unë kërkoj që në PD të kenë të qartë këta. Problemi është ky, unë jam i hapur që duhet të bëhet një debat. Basha nuk e lë, ka shumicën aty. Këta janë hatërmbetur, dhe jo me projekt. S’iu kam parë projekt. Të thonë jam radikal, apo kundra hyrjes në cadër. Aspirojnë të bëhen këta lider, kemi nevojë për demokraci në atë  parti. Le të bëhet një debat i hapur.

A duhet të ulen në parlament në Kuvendin e ri?

Zheji: Këtu në këtë vend që ndonjëherë është për gjynah, nuk ka asnjë forcë që e mbron. Qoftë edhe shkarkimi i Metës, me këtë parlament kukullash nuk mund të bëhet pas zgjedhjeve. Ai ka bërë ndryshime kushtetuese me një parlament kukullash. Hajdari ishte qesharake, derisa nisi të artikulohet. Këta dhanë imazhin e tyre për t’u bërë kukulla të Ramës. Koha e këtij parlamenti pas 25 prillit ka mbaruar. e Dyta, unë mendoj procesi është shumë më i gjatë. Këta deputetë që u zgjodhën në këto zgjedhje duhet të shkojnë në parlament. Një korsi beteja legale për rezultatin, për votat e pavlefshme, dhe të shkojnë në parlament. Që tani mendoj se 3-4 janë të prenotuar nga Rama. Nëse ndërkombëtarët kanë ndonjë buonsens, ndaj këtij vendi që me rëzulton të kenë shumë pak, duhet të kërkojnë zgjedhje lokale në vjeshtë.

Luonja: Problem është për mendimin tim si do gjejnë kompromis mes mosnjohjes së zgjedhjeve dhe insistimit për hetim dhe pjesëmarrjes që nënkupton nënshtrimin ndaj realitetit. Është problem rruga radikale s’iu ka funksionuar. Ndërkaq Basha ka dhënë shenja që nuk është një qëndrestar se një thirrje i bëjnë neokolonialistët ai rri sus. Është një problem që do ta zgjidhë koha, nuk e di. Por një gjë duhet ta dinë: nuk mundet me këtë sistem të ketë rotacion pa një goditje edhe të sistemit edhe të PD. Këta duhet të qëndrojnë e të rrisin rezistencën dhe c’është kjo s’ka protesta. Do i kisha cuar njerëzit te prokuroria dhe drejtësia, aty do i kisha rrethuar. Populli është nënshtruar por protesta duhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link