Zëdhënësi i presidentit: Të vijojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund. Transparenca për votën e çdo qytetari, vendimtare për demokracinë –

13

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi theksoi se është e domosdoshme që procesi i administrimit të zgjedhjeve të vazhdojë deri në fund.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi pohoi se transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.

REAGIMI I BLUSHIT
Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.
Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.
Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive. 🇦🇱

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link