“Turp, Yuri Kim po ndërhyn në punët e brendshme”! Deklaratat e Metës ndaj ambasadores amerikane, në listën e argumenteve të PS për shkarkim –

14

TIRANË

Në kërkesën që 50 deputetë të Partisë Socialiste i kanë dërguar Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, janë edhe deklaratat e Kreut të Shtetit ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo e fundit i kërkoi Presidentit të mos përmendë më “sfurqet”, ndërsa Meta iu përgjigj live në një studio televizive, duke i kërkuar që të mos merrte në mbrojtje kryeministrin Edi Rama.

Ashtu si edhe deklarata të tjera të bëra gjatë fushatës elektorale, për 50 deputetët firmëtarë të nismës për shkarkimin e Metës, edhe kjo deklaratë kundër ambasadores Yuri Kim është në shkelje të Kushtetutës së Republikës.

Deklarata e Metës: Tani live sapo më shkruajti ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më cfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dërgoi live sms i them ambasadores amerikane mos e mbështet Edi Ramën. Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Ardian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj ambasadoren të vijë tani live në studio bashkë me Edi Ramën të ballafaqohemi para shqiptarëve. Më 25 prill votojnë dëshmorët. Nuk impresionohet Presidenti nga të gjithë lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link