Takimi i Bashës me drejtuesit e degëve të PD, Artan Fuga: Çfarë do të bëjë opozita? Pesë pyetje që gazetarët duhet të bëjnë –

9

TIRANË

Akademiku Artan Fuga, një zë kritik nga qeverisjes parashtron 5 pyetje që sipas tij duhet të bëjnë mediat dhe gazetarët pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha të bëra mbrëmjen e sotme në takimin me drejtuesit e degëve.

Fuga i cilëson interesante këto deklarata dhe, një ndër pyetjet është nëse do të digjen prapë mandatet?

POSTIMI I PLOTË
Interesante deklarata e zotit Lulzim Basha sot me kryetarët e rretheve!
Pesë pyetje lindin që mediat dhe gazetarët duhet të bëjnë për të na sqaruar ne të tjerëve:
1. Po atje ku i ka fituar mandatet a i njeh zgjedhjet? Apo nuk njeh vetëm atje ku nuk ka fituar?
2. Të mos njohësh zgjedhjet, logjikisht, me logjikën më elementare, nuk do të shkosh në Kuvend. A do të digjen pra mandatet, a do të hyjmë përsëri atje ku ishim?
3. Po deputetët çfarë thonë? A janë pyetur? Po partitë e tjera opozitare? Se partia nuk i njeh, por ligja njeh deputetin jo partinë.
4. A nuk do të kishte qenë më mirë që me këto kushte që diheshin, të mos kishte hyrë në ato zgjedhje, dhe jo të hynte dhe të deklaronte mosnjohjen pas rezultatit?
5. Kur nuk i njeh, a propozon zgjedhje të reja, apo çfarë? Se ne si qytetarë duam të dimë çfarë do bëhet. Çfarë do të bëjë opozita?

Fuga Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link