Shkarkimi i Metës, Balla: Herën e parë u ndalëm nga opinioni i Komisionit të Venecias, Presidenti nuk ka ushtruar këtë mandat sipas Kushtetutës! –

10

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste njëherazi dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, është nismëtari për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, ku deri më tani janë mbledhur 50 firma për ta çuar përpara këtë veprim.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se në herën e parë kur Kuvendi i Shqipërisë ndërmori këtë hap, u ndalua nga opinioni i Komisionit të Venecias, e cila vlerësohet maksimalisht nga PS sipas Taulant Ballës.

Ky i fundit tha se Presidenti Meta nuk i është përmbajtur Kushtetutës, ndaj po kërkohet shkarkimi i tij

“Ju thash që dokumenti do të vihet në dispozicion në minutat në vijim, do ju lutesha që të respektojmë, edhe të drejtën e Kuvendit të Shqipërisë që të marrë kohën e nevojshme për të analizuar kërkesën. Është procesi i parë që vjen nga komisioni i ligjeve. Si kryetari i grupit parlamentar, nuk do të doja të hyja në morinë e provave t’i vlerësojë komisioni i ligjeve dhe më pas ai hetimor.

Kuvendi i Shqipërisë është institucioni më i besueshëm në vend dhe do të respektojë Kushtetutën e vendit. Dua t’iu them që në rastin e kërkesës së parë vendimtar ka qenë opinioni i Komisionit të Venecias. Ne ruajmë vlerësim maksimal, sepse jemi këtu ku jemi me shumë procese të rëndësishme.

Nga 98-a e këtej, kur kemi nisur punën për Kushtetutën që kemi sot, Komisioni i Venecias ka një punë të madhe. Edhe për ligjin për mediat dhe akt tjetër ligjor zhvillojmë komunikim me Komisionin e Venecias, nuk do të bëjmë asnjë hap pa këshillimin e vyer të tyre. Siç kemi vepruar do të veprojnë, opinioni i kaluar i Venecias ka vlerë për në këtë aspekt. Është një zinxhir hapash për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Unë jam një prej propozuesve, nuk parashikoj çfarë vendimmarrje do të ndjekë Gjykata Kushtetuese. E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese funksionon, besimi i qytetarëve është që Gjykata Kushtetuese do të veprojë në lidhje me aktet Kushtetuese.

Kuvendi e ka hapësirën e nevojshme për ta përfunduar brenda mandatit të këtij parlamenti, të legjislaturës së 9, e 10-a nis në shtator. Legjislatura e 9 është sovrane për të marrë veprime, mandati i kësaj legjislaturë mbaron në shtator, e deri në atë moment mund të ushtrojë detyrën. Besoj që Kuvendi i Shqipërisë po bën gjënë e duhur në kushtet e një Presidenti Republike që nuk po ushtron mandatin e Presidentit të Republikës.

Biem të gjithë dakord që presidenti nuk e ka ushtruar këtë mandat sipas Kushtetutës. Unë kam besim që me opozitën e re parlamentare në legjislaturën e 10 të Kuvendit, do të arrijmë të institucionalizojmë një fërtymë tjetër komunikimi në çuarjen përpara të reformave të vendit”, u shpreh Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link