“Sfurkun e Kushtetutës e kemi gati”, Alket Hyseni flet për nismën për të shkarkuar presidentin: Veprimet e Metës në kundërshtim me ligjin, kreu i shtetit i njëanshëm –

12

Deputeti i PS-së Alket Hyseni, duke folur për nismën e Partisë Socialiste për herë të dytë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, deklaroi se veprimet e kreut të shtetit kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Hyseni tha për ‘Frontline’ në ‘News24’ se presidenti ka një rol honorifik.

“Është iniciativa e dytë për shkarkimin e Metës. Më herët ishte procedurë kushtetuese, që ishte kërkesë për mundësi shkarkimi. Meta të mos dalë nga binarët, por të bëjë detyrën. Kreu i shtetit ka rol honorifik. Roli bazë i presidentit është të ruajë ekuilibrat e kombit. Kam shprehur mos-pajtimet e mia ndaj pozicionit të presidentit. Ne kemi parim që të respektojmë ligjet dhe Kushtetutën. Veprimet e presidentit janë në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkesa për shkarkim mjafton që të plotësohet nga 1/4 e deputetëve, kështu e ka Kushtetuta”, tha Hyseni.

Alket Hyseni nënvizon se Meta është i nxjerrë jashtë nga Presidenca, duke shtuar se nuk ka luajtur rolin e unitetit kombëtar, por mban anë politike.

“Nuk mjaftohemi dot më me keqardhjen. Shumë thonë edhe pas kamerave se “është çmendur presidenti”, e ndaj duhet të ndërhyjmë. Jemi në kohë që të ndërhyjmë, jemi konform Kushtetutës dhe rregullores. Komisioni i Ligjeve e merr kërkesën dhe Komisioni vendos nëse ka vend për hetim. Meta është i nxjerrë nga Presidenca. Procedura do mbyllet shpejt. Do të dëshiroja që çështja të mbyllet para gushtit apo vjeshtës së këtij viti. PS del me një vendim, ku votohet në Grupin Parlamentar. Të shpëtojmë Metën si lider politik. Meta ka bërë thirrje haxhiqamiliste, për të goditur institucionet, për të mos lejuar “bandat” e Rilindjes apo të policisë. Drejtues të opozitës thanë se do e përsërisin ngjarjen e Elbasanit. Ne ‘sfurkun’ e Kushtetutës e kemi gati dhe nëse janë rrethanat, mund të ndodhë ajo që të pastrojmë ‘barërat e këqija’. Kreu i shtetit duhet të jetë garant i unitetit kombëtar dhe jo të mbajë anë politike, siç ka ndodhur me Metën”, -vlerëson Hyseni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link