Prezenca e OSBE: Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme, qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e tyre –

9

“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme.”.

Kështu deklaron ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe ajo e Suedisë, Elsa Håstad në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Sipas tyre, gazetarët janë më të ekspozuar ndaj ngacmimeve, ndërsa shtojnë se të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e tyre.

“Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme. Gazetaret janë më të ekspozuara ndaj ngacmimeve. Media e sigurt është oksigjen për çdo demokraci. Të gjitha qeveritë duhet të garantojnë sigurinë e gazetarëve. Në Shqipëri, ne punojmë çdo ditë për këtë”, thanë ata.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link