Osmani në Ditën botërore të lirisë së shtypit: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve

9

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën botërore të lirisë së shty[it ka inkurajuar gazetarët të hulumtojnë dhe sigurojnë prova, pasi sipas saj, e vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve.

Osmani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe liria e shtypit.

Lexoni të plotë postimin e saj:

“Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme.

Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.

Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”. /Telegrafi/



Huazuar nga