Nga Komisioni Hetimor tek vendimi final, Balla prezanton nismën për shkarkimin e Presidentit, ‘fati’ i Metës tek 94 votat dhe Gjykata Kushtetuese –

10

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur këtë të hënë për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit Meta.

PS ka mbledhur deri më tani 47 firma për nismën, teksa Taulant Balla ka prezantuar nismën e cila do të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Gazetari Ergys Gjençaj tregon për BalkanWeb hapat që do të ndiqen për këtë nismë, nga seanca dëgjimore me Metën, tek Komisioni Hetimor Parlamentar, raporti që i kalon Kuvendit dhe më pas 94 votat që duhen për të vendosur për shkarkimin ose jo të Metës si President.

Nuk mbetet me kaq, Gjykata Kushtetuese funksionale do të jetë ajo që do të japë vendimin final.

Kjo është hera e dytë që PS inicion shkarkimin e Metës, kur nga e para u tërhoq, kësaj radhe mazhoranca akuzon Presidentin për shkelje kushtetuese gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link