Ministri i Jashtëm Gjerman: “Non papers” për ndryshimin e kufijve është fake news

9

17:07 03/05/2021
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka hedhur poshtë dokumentin “non papers” që është botuar së fundmi, i cili flet për ndryshim kufijsh në Ballkan.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Maas tha se “non papers” është një dokument bosh dhe se Gjermania kurrë nuk është përfshirë në një skenar të tillë.
“Nuk ka asnjë përfshirje të Gjermanisë në këto ‘non papers’. Nëse ka zëra që supozojnë të kundërtën janë ‘fake news’. Politika e jashtme gjermane ka pasur gjithmonë parimin se kufijtë e Ballkanit Perëndimor nuk preken”, tha ai.
Maas shtoi se ‘non papers’ është një dokument bosh dhe askush nuk duhet të merret me të, “mbajnë pikërisht emrin e duhur ‘non papers’, pra dokument jo zyrtar”, shtoi diplomati.
Më herët gjatë ditës këtë dokument e ka hedhur poshtë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se asnjëherë nuk ka mbështetur ndonjë ndryshim kufiri mes Serbisë dhe Kosovës./tvklan.al

Linku i Huazuar