Masat e reja për australianët cilësohen si raciste

16

21:18 03/05/2021
Rritja e të infektuarve në Indi ka bërë që qeveria të miratojë gjobë dhe burg
Kërcënimi i Australisë për të burgosur qytetarët që kthehen në shtëpi nga India ka sjellë reagime të ashpra nga kritikët.
Ata e etiketojnë masën Covid si raciste dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Çdo Australian që arrin në vend nga India përballet me gjobë 66 mijë dollarë dhe deri në pesë vjet burg. Kryeministri Scott Morrison ka hedhur poshtë akuzat për racizëm.

“Të njëjtat akuza u bënë kundër qeverisë mbi një vit më parë kur mbyllëm kufijtë në Kinën kontinentale. Nuk ka politikë ose ideologji në një pandemi, nuk ka asnjë lidhje me politikën, ky është një virus”, është shprehur Scott.
Ka rreth 9,000 Australianë në Indi, 600 prej të cilëve klasifikohen si të pambrojtur. Qeveria ka deklaruar që masat, bazohen në këshillat mjekësore që synojnë mbrojtjen e komunitetit. 
Australia ka ndjekur një strategji eliminimi të Covid  pjesërisht përmes kontrolleve të rrepta kufitare dhe karantinës së detyrueshme , e cila ka parë të regjistrojë 910 vdekje, shumë më pak se shumë vende të tjera. Anëtarët e komunitetit indiano-australian, i cili përbën rreth 2.6% të popullsisë kanë deklaruar se ndiejnë se po trajtohen si kriminelë dhe qytetarë të klasit të dytë.
Ekspertët ligjorë gjithashtu kanë ngritur shqetësime se ndalimi i përkohshëm shkel ligjin ndërkombëtar. Kjo përfshin të drejtën që qytetarët të mos privohen në mënyrë arbitrare nga hyrja në vendin e tyre e njohur në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, në të cilën Australia është nënshkruese.
Klan News

Linku i Huazuar