Lakrori me dy petë e hithra

12

Përbërësit :

1 kg hithra të freskëta

500 gr Miell

250 ml Ujë

Kripë

Vaj Ulliri

Pak gjalpë

Sodë Buke

Dy qepë të njoma (sipas preferencës)

Përgatitja e brumit dhe mbushjes me hithra :

Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë.

Nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar, ta mbuloni me një pecetë të pastër dhe e lëreni përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisni përgatitjen e hithrave.

Qepën e grirë hollë e hedhim në një tigan të madh. E skuqim me vaj ulliri dhe pak gjalpë derisa volumi i qepës të ulet.

Më pas, hedhim hithrat, të cilat më parë i kemi pastruar dhe i kemi zjerë me një valë. Kaurdisim qepët me hithrat derisa të njëtrajtësohen e më pas hedhim kripë.

I përzjejmë për dy minuta. Për të përftuar një masë pak të trashë të gjellës me të cilën do të përgatisim lakrorin, në një gotë të vogël mund të hedhim një lugë miell dhe ta tretim me dy lugë kos.

Këtë masë më pas e shtojmë tek hithrat dhe përzjejmë masën. Të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe me qumësht në vend të kosit.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja e lakrorit me hithra :

Pasi e përgatisim gjellën me hithra, e lëmë të ftohet. Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar.

Brumin e ndajmë në dy pjesë, ku pjesa e sipërme duhet të jetë më e vogël se e poshtmja.

Pasi hapim petën e poshtme e shtrojmë në tepsi, të cilën e kemi lyer njëtrajtësisht me vaj ulliri, hedhim mbushjen me hithrat në të gjithë petën që kemi shtruar më parë.

Ndërkohë, hapim petën e dytë më të madhe dhe e vendosim sipër duke i kthyer pak anët.

Në mungesë të saçit tradicional, fare mirë lakrorin mund t’a pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi lakrori është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio


Post Views:
4



Huazuar nga