Kurti zhvillon bisedë telefonike me Engel, e fton në Kosovë për ditëlindje

15

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresistin Eliot Engel, të cilin e ka ftuar ta festojë datëlindjen e tij të 75-të në Kosovë.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Engel është mik i përhershëm i Kosovës, i cili e ka përfaqësuar vendin tonë në Kongresin amerikan për dekada me radhë.

“Ai sot ende kujdeset për pavarësinë dhe të ardhmen tonë. E falënderova atë për mbështetjen e tij dhe e ftova atë të festojmë pavarësinë tonë dhe 75-vjetorin e lindjes vitin e ardhshëm në Kosovë”, shkruan Kurti.

Engel ka përfunduar mandatin e tij si drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA vitin e kaluar, ndërsa pasues i tij aktual është Gregory Meeks.



Huazuar nga