Kadri Veseli në Kosovë, por në cilat raste iu lejohet vizita të akuzuarve nga Specialja?

17

Vizitat në familje, të akuzuarve iu lejohen vetëm për raste të rënda që lidhen me vdekjen ose sëmurjen e rëndë.

Me 9 dhjetor të vitit të kaluar Kadri Veseli ishte për herë të fundit në Kosovë.

Por, për shkak të problemeve shëndetësore të babait, Veseli dje është lejuar të vizitojë familjen.

Ish-kryetari i PDK-së është parë në ambientet e spitalit në Mitrovicë ku po qëndron i shtrirë babai i tij.

Në përgjigjen dërguar RTV Dukagjinit nga Gjykata Speciale, thuhet se Veseli është lejuar për vizitë për shkak të arsyeve detyruese familjare.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdesin e Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Në raste të ngjashme janë disa arsye pse gjykatat lejojnë vizita familjare.

“Vizitat familjare lejohen kur ka raste vdekje në familje, apo kur ndonjë familjar i nënshtrohet ndonjë terapie apo mjekimi të rëndë. Në këto raste lejohen vizitat e shpejta në familje”, deklaroi Anton Nrecaj nga Instituti Clard.

Sa i përket kërkesës për mbrojtje në liri të ish-drejtuesve të UÇK-së, Nrecaj thotë se janë disa faktorë në marrjen e këtij vendimi.

“Edhe nëse presidenti apo kryeministri i Kosovës ofrojnë garanci, gjithmonë në këso raste varet nga Gjyqtari i procedurës paraprake që t’i besojë këto garanci që ofron shteti”, shti më tej Nrecaj./Telegrafi/



Huazuar nga